Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkëngjitur festës së qytetarëve në sheshet e kryeqytetit, me rastin e shënimit të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Në një video të postuar nga bashkëshortja e Ramës, Kristalja, në rrjetin social “Instagram”, i pari i Prishtinës shihet me flamur kombëtar në dorë duke i prirë valles në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Aktivitete të tilla sot janë shënuar gjithandej ku ka shqiptarë.