Një 72-vjeçar ka vdekur të dielën në një prej autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë. I moshuari ka vdekur në vend bëjnë të ditur nga QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Agron Çitaku, i cili tha se personi është dërguar në QKUK pa shenja jete.
“Ka vdekur në vend, tek ne e kanë pru të vdekur”, tha Çitaku.
Tutje, ai bëri të ditur se trupi i tij tashmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.