Mos kujdesi i institucionaleve shtetërore dhe komunale ka bërë që flamujt e vendosur të bien në gjysmështizë.
Një gjë të tillë e dëshmon edhe flamuri kombëtar i vendosur te Rrethi i Madh në kryeqendrën e Kosovës- Prishtinë.
Flamuri kuqezi për shkak të mos kujdesit institucional ka rënë në gjysmështizë, e cila vendoset vetëm në rastet kur shpallen ditë zie.
KP ka kontaktuar Komunën e Prishtinës në lidhje me këtë, por nuk ka marrë përgjigje.