Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.
Sipas policisë, asaj I ishte keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe se përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka vdekur.
“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46.
Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve.
Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.