Për këta 200 qenë kujdeset në mënyrë vullnetare.
Për njërin prej tyre, do të merr subvencionim nga Komuna e Prishtinës pasi që e ka adoptuar, sipas thirrjes së komunës.
E nga ky projekt, janë adoptuar edhe 69 qenë të tjerë. Nga komuna thonë se ka interesim nga qytetarët për të adoptuar qentë endacakë.
Ndërkohë, opozita vazhdon kritikat për qasjen e komunës ndaj kësaj problematike, derisa ka bërë një krahasim për këtë.
Megjithatë, qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët. Shpeshherë ata janë cak i sulmeve.
“Unë vet, për vete para 15 vjetëve më ka kap një qen qatje në kodër të shehrit, e i kam marrë 22 injeksione. Kjo është punë shumë e rrezikshme, unë po shëtitna nëpër shesh e qentë të turren te këmbët”, është shprehur qytetari Hamit Islami.
Ndërsa, qytetari Sylejman Muçiqi thotë se “ky është turpi më i madh i kryetarit që e ka pas në plan të parë me i heq qentë endacakë edhe prej asaj dite kurgjë s’ka. As nuk mundemi të kalojmë në trotuare prej qenve as kërkund”.
Aktualisht, Komuna e Prishtinës strehon qentë endacakë në strehimoren që gjendet afër Liqenit të Badovcit, ku janë të strehuar 25 qenë.