Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë të ditur se sot do të thërras seancë të jashtëzakonshme, në Kuvendin Komunal të Prishtinës për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.
Vetëvendosja tutje njoftoi se kjo seancë do të mbahet të enjten.
“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike. Është koha për veprime konkrete e jo fjalë.
Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.