Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se nesër do të pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës, lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.
Ai ka shkruar se pas kësaj oferte, anëtarët e sindikatës do të ftohen dhe do të vlerësojnë së bashku se a është e pranueshme kjo ofertë.
Tutje, Azemi tha se greva do të vazhdojë, deri në një vendim të radhës.
Postimi
Njoftim
Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë , dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë kët se a do të jet e pranueshme për ne apo jo ,greva vazhdon ,deri në një vendim tjetër.