Asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilin pritet të votohet për anulimin e vendimit për këmbimin e pronave.
LDK-ja e lëshoi sallën pas fjalimit të kryetarit Përparim Rama dhe drejtoreshës Dorentinë Maloku.
Në fjalimin e tij, Rama tha se ky vendim ka rrjedhur nga një proces i cili ka filluar nga qeverisja e kaluar dhe jo nga ai.
“Për më tepër, ky proces ka rrjedhë nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal”, tha Rama.
Rama tha se nga momenti që qeverisja e tij ka vazhduar këtë proces janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara ligjore.