Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot mban mbledhje të jashtëzakonshme me një pik të vetme të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit.
Këshilltarët Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për të shkarkuar me të vetmen pikë të kryesuesin e Kuvendit.
Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla ditë më parëka thënë se subjekti i tij politikë kërkon shkarkimin e kryesuesit.
Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lën nw pushtet LDK-në qwë tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.