Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka shkarkuar kryesuesin, Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga subjekti politik i LDK-së.
Me votim të fshehtë, me 33 vota pro është shkarkuar Bajqinovci.
Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet.
Në sallë ishin të pranishëm asamblistët e LVV-së, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së.