Sot do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Prishtinë, e thirrur nga këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV-së).
Mbledhja është thirr për emërimin e kryesuesit të Kuvendit dhe pritet të fillojë në orën 11:00.
Në media është raportuar se kryesues pritet të rizgjidhet, Fehmi Kupina.
I kontaktuar të mërkurën, Kupina nuk e ka mohuar as pohuar këtë lajm.
I pyetur se nëse partitë do ta propozojnë si kryesues si do jetë vendimi i tij, Kupina nuk dha qëndrim.
“Nuk e di ku po i merrni këto informata, unë nuk i kam dëgjuar. Nëse më propozojnë këtu ndryshon muhabeti, por nuk kam qëndrim momentalisht lidhur me këtë gjë”, u shpreh Kupina.