Kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina ka folur pas rizgjedhjes së tij në këtë pozitë.
Ai ka falënderuar të gjithë këshilltarët që e zgjodhën kryesues.
“Me të vërtetë sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan apo si individ sepse për mua nuk ka nder e vlerësim më të lartë që mund të më bëhet sesa vlerësimi i qytetarit të Prishtinës”, ka thënë.
Kupina, ndër të tjera ka thënë se rizgjedhja e tij po ashtu është detyrim dhe përgjegjësi për ta.
“Sot zotohem para jush dhe para qytetarëve se do të vazhdoj të punoj për të mirën e përgjithshme dhe publike në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë”, ka shtuar Kupina
“Nuk do të shërbej si mekanizëm politik sepse ky Kuvend nuk është makineri e asnjë partie apo individi”, ka thënë ndër të tjera ai.