Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ekipet e tyre tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe janë në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike.
“KEDS njofton se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që të rikthejë në punë sa më shpejt Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.
Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në postim.
Ndryshe, një ditë më parë një trafo e energjisë elektrike është djegur në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike.