Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për arsye të realizimit të kontratës “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi, faza III”, rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht.
Në njoftimin e komunës thuhet se rruga do të mbyllet nga e hëna (24 qershor), deri më 24 gusht.
Tutje komuna thotë se qytetarët mund të përdorin rrugët alternative.