Duke ecur, ra në pusetën e pambuluar.
Menjëherë, kalimtarët e rastit tek Neë Born-i në Prishtinë i dolën në ndihmë.
Për këtë pati reagime nga Vrojtuesit e Lagjes në kryeqytet.
Ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ndërmori menjëherë masa për mbulimin e pusetës.
Megjithatë qytetarët ndihen të rrezikuar nga pusetat e hapura në gjithë Prishtinën.
“Ngapak po”, thotë një qytetar.
“Sidomos kur mungon ndriçimi publik, është problemi i administratës publike në përgjithësi. Këta shakta janë absolutisht rrezik edhe për ne edhe për fëmijët edhe për kafshët në përgjithësi, edhe nuk është diçka që duhet me u toleru nga komuna, kështu që duhet me u trajtu patjetër”, thotë një tjetër qytetar.
E për pusetat e hapura, Komuna e Prishtinës iu lë fajin qytetarëve të pandërgjegjshëm.
“Me marrjen e lajmit ne kemi intervenu menjëherë dhe e kemi mbyllë pusetën, të gjitha pusetat janë të mbyllura por për fat të keq qytetarët e pandërgjegjshëm janë duke i largu, si më herët ashtu edhe tash. Drejtoria e Investimeve Kapitale ka edhe kontratë brenda për brenda komunës me Ndërmarrjen Publike Banesore për eliminimin e të gjitha këtyre problematikave. Prap iu sugjerojmë qytetarëve të mos i heqin pusetat”, tha drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.
Deri më tani, nuk dihet nëse vajza që ra në pusetë ka pësuar ndonjë lëndim.