Drejtoria e Administratës së Prishtinës, njofton se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.
Krejt kjo sipas tyre është bërë për shkak të temperaturave të larta.
Ndër tjera në njoftimin e drejtorisë thuhet që vendimi është marrë për të garantuar sigurinë dhe që qytetarët të kenë më të lehtë pjesëmarrjen.
Njoftimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Drejtoria e Administratës ju informon se për shkak të temperaturave të larta, datat e parashikuara për mbajtjen e këshillave lokal janë shtyrë për në Shtator.
Vendimi është marrë nga Komisioni për Këshilla Lokal, për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve.
Ju lutemi të qëndroni të informuar për çdo ndryshim të mundshëm përmes faqes sonë zyrtare dhe rrjeteve sociale.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!