Zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Prishtina

Zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Është përfshirë nja zjarri një bodrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë dhe janë dëmtuar rreth tetë të tjera.

Policia ka bërë të ditur se 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një bodrum i përbashkët i tri objekteve banesore, ku si pasojë nga zjarri është përfshirë një veturë , janë dëmtuar rreth tetë vetura të tjera, si dhe 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të panikës dhe tymit”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të cilat e kanë lokalizuar zjarrin si dhe njësia e KEDS-it të cilët kanë bërë shkyçjen e rrymës nga objekti. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet tutje në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat