“Qe 2 javë e ma shumë pa ndriçim” – Banorët e lagjes “Dardania” me ankesa ndaj Komunës së Prishtinës

Prishtina

“Qe 2 javë e ma shumë pa ndriçim” – Banorët e lagjes “Dardania” me ankesa ndaj Komunës së Prishtinës

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 14:17
Prishtinë

Ka më shumë se 2 javë që banorët e lagjes “Dardania” në kryeqytet kanë mbetur pa ndriçim publik.

Banorët thanë  se janë të shqetësuar për fëmijët e tyrë të mitur që shpesh lozin në atë pjesë, madje edhe për vetura e tyre të cilat mund të jenë cak i hajdutëve meqë ajo zonë është tejet e frekuentuar.

Shto këtu edhe faktin që në afërsi ndodhet edhe shkolla fillore “Dardania”.

“Nuk po e kuptojmë pse po ndodhë kjo, njëherë i lëshojnë tani i ndalin pa kurrfarë sqarimi”, u shpreh banori i lagjes në kryeqytet.

“Terr burg, kurgjo nuk sheh ka rrezik me të kap naj qen a naj hajdut lirisht”, tha njëri prej tyre.

“Shkolla është afër, fëmija tonë luajnë qetu”, ka deklaruar një banore e kësaj lagje.

Një ankesë të tillë, banorët e kanë pasur edhe në muajin prill të këtij viti, e për të cilin insajderi ka kërkuar sqarim nga Komuna e Prishtinës.

Menjëherë pas interesimit të Insajderit, banorët na kanë thënë se iu janë lëshuar dritat.

Ndërkohë, tash e dy javë sërish nuk po kanë ndriçim për këtë sërish Insajderi ka kërkuar sqarim nga Komuna por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat