Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bllokimin e diskutimit publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës.
Sipas Ramës, ky veprim është në dëm të qytetarëve të kryeqytetit, duke i privuar ata nga e drejta për të kontribuuar në dokumentin më të rëndësishëm për zhvillimin e Prishtinës për periudhën 2024 – 2032.
“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032.
Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka shkruar Rama në Facebook.