U raportua se Rama bëri ‘pazare’ me dy asamblistet e PDK’së, flet Retkoceri

Prishtina

U raportua se Rama bëri ‘pazare’ me dy asamblistet e PDK’së, flet Retkoceri

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 17:22
Leutrim Retkoceri- Perparim Rama

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës, në rend ditë është vendosur Plani Zhvillimor Komunal 2023-2032.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit Komunal.

Ndërsa në media u raportua se për të kaluar këtë pike,për zhvillimin e kryeqytetit, dyshohet që kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka bërë ‘pazare’ me dy asmabliste të PDK-së.

Por, Leutrim Retkoceri, shef i asamblistëve të PDK-së, tha për median se të gjithë asamblistët e PDK-së kanë refuzuar avancimin e agjendës se pronave.

“Me te gjithë Asamblistët kemi qenë duke analizuar vazhdimisht dokumentin e Planit Zhvillimor ë Komunës i cili ka 28 shkelje serioze Ligjore megjithatë Perparim Rama ka ka insistuar qe ta shtyj agjendën e tij te pronave nëpërmjet PZHK-se. Faktet jane qe te ë asamblistët e PDK-së e kanë refuzuar avancimin e agjendës se pronave”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat