Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme në një barnatore në Prishtinë

Prishtina

Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme në një barnatore në Prishtinë

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 12:57
Ato janë kontrabanduar në Kosovë.

Në Prishtinë, njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.

Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Ato janë kontrabanduar në Kosovë.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat