Rama: Raportimet për keqpërdorim të Facebookut janë të pavërteta

Prishtina

Rama: Raportimet për keqpërdorim të Facebookut janë të pavërteta

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 15:23
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka hedhur poshtë akuzat e bëra në Klan Kosova, ku u raportua se ai keqpërdori rrjetin social Facebook për të fituar para në mënyrë të kundërligjshme.

"Dua të sqaroj për publikun se kjo nuk është e vërtetë.

Faqja ime në Facebook është e kategorizuar si "Public Figure" (Figurë Publike) por unë asnjëherë nuk kam aplikuar për "In-Stream Ads" (Reklamat gjatë postimeve), nuk kam bërë monetizim dhe nuk kam vendosur të dhënat e mia bankare për të përfituar financiarisht nga Facebook.

Bashkëngjitur janë dhënë një numër i fakteve që dëshmojnë se raportimet nga Klan Kosova janë të pavërteta.

Prandaj, lus qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të vazhdueshme të televizionit Klan Kosova kundër kryeqytetit dhe kundër meje, të cilat kanë filluar pas miratimit të Planit Rregullues të Lagjes Kalabria me 3 qershor 2024", thuhet në reagimin e Ramës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat