Sot nga ora 09:00 në Prishtinë do të fillojë hedhja e larvicideve, sipas planit nga Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës.
Hedhja e larvicideve (Larvicidi është një insekticid që përdoret kundër mushkonjave), do të vazhdojë deri të enjten, më 11.07.2024.
Ndërsa, sipas një njoftimi nga Drejtoria e Shëndetësisë, të premten më datë 12.07.2024 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinorë në Prishtinë.
Postimi
Njoftim rreth Dezinsektimit Hapësinor në Kryeqytet!
Ju njoftojmë që dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës, faza e dytë për vitin 2024, do të fillojë me datën 12.07.2024, prej orës 20:00, ndërsa hedhja e larvicideve me date 10.07.2024 dhe 11.07.2024, duke filluar prej orës 09:00, sipas planit dinamik të operimit.
Drejtoria e Shëndetësisë
Izet Sadiku
#prishtinapraktike