Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka thënë se për mbi 17 mijë familje të Prishtinës, ky është viti i parë që do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë.
“E dijmë që mund të ketë ankesa, mund të ketë edhe probleme teknike, por ekipet tona profesionale do të përpiqen t’i zgjidhin ato sa më pare”.
“Mesazhi jonë kryesor për ju, është që vjeshtën dhe dimrin që vjen: kurseni!
Ashtu si e kurseni ujin apo energjinë elektrike, kurseni edhe ngrohjen”, deklaroi mes tjerash në një video mesazh në llogarinë e “Termokosit” në Facebook.