Policia e rajonit të Prishtinës forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve

Prishtina

Policia e rajonit të Prishtinës forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 16:52
Policia

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarrvënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin.

Përveç takimeve, po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast zjarrvënieje.

Policia ka apeluar që të raportohet çdo incident zjarri në numrat emergjentë.

Kujtojmë se zjarrvënia është një vepër penale e ndëshkueshme me ligj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat