Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka zbuluar projektin për sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Rama ka thënë se thirrja për operatorët ekonomi është hapur dhe se ky projekt përfshinë edhe transformimin e sheshit “Zahir Pajaziti” dhe të hapësirave përreth.
“Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth.
Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”, ka shkruar Rama.