Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka pastruar një deponi ilegale të mbeturinave e cila përveç tjerash digjej shumë shpesh dhe shkaktonte ndotje të madhe.
Drejtori i Inspeksionit të Kryeqytetit, Florian Dushi, e cilësoi këtë hap si shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit.
"Në përputhje me përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët, Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë dhe pastruar një deponi ilegale të mbeturinave, e cila përveç tjerash, digjej shumë shpesh, duke dëmtuar ambientin.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në kryeqytet dhe mbrojtjes së mjedisit, duke siguruar një hapësirë më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë banorët.
Falë këtij veprimi, ne kontribuojmë në krijimin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të pastër për të ardhmen", ka thënë Dushi.