​Nesër pa ujë këto pjesë të Prishtinës

Prishtina

​Nesër pa ujë këto pjesë të Prishtinës

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se me qëllim të realizimit të kyçjes së gypit të ri në rrjetin ekzistues të ujësjellësit, dhe pas kërkesës nga punëkryesi, nesër do të ketë ndërprerje të planifikuar.

Sipas njoftimit, ndërprerja e ujit duhet të bëhet me datë 20.08.2024, nga ora 09 deri në orën 14, dhe përfshinë rrugët:

Drenica,

Bahri Fazliu,

Bajram Bahtiri,

Ilir Konushevci (pjesërisht),

Lidhja e Prizrenit (deri te tregu),

Maliq Pashë Gjinolli dhe rruga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat