KRU-Prishtina njofton konsumatorët për vendosjen e ujëmatësve individualë

Prishtina

KRU-Prishtina njofton konsumatorët për vendosjen e ujëmatësve individualë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 10:38
Kompania Rajonale e Ujësjellësit-Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit-Prishtina, njofton konsumatorët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive të vjetra si në lagjën “Ulpiana”, “Dardania”, “Bregu i Diellit”, të cilët faturohen me ujëmatës të përbashkët, të instalojnë ujëmatës individual për shkak të faturimit më real.

Sipas njoftimit të bërë nga KRU-Prishtina, vendosja e ujëmatësve individual për herë te parë bëhet nga konsumatori.

“Ju që keni 2 vertikale duhet të vendosni 2 ujëmatës, 3 vertikale 3 ujëmatës, 4 vertikale 4 ujëmatës, 5 vertikale 5 ujëmatës. Vendosja e ujëmatësve individual për herë të parë vendoset nga konsumatori”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim shpjegohet arsyeja pse ujëmatësi individual duhet të instalohet.

“Në rast të ndonjë rrjedhje të ujit në ndonjë vertikale brenda ndërtesës, i tërë uji që rrjedh iu faturohet juve që jeni me ujëmatës të përbashkët me ç’rast edhe nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi brenda ndërtesës suaj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat