“Mati 1” po bëhet me shkollë të re, lajmin e jep drejtoresha Lushaku

Prishtina

“Mati 1” po bëhet me shkollë të re, lajmin e jep drejtoresha Lushaku

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 20:37
Përparim Rama

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku ka deklaruar se “Mati 1” po bëhet me shkollë të re.

“Sot, me kryetarin Përparim Rama, vendosëm gurthemelin e shkollës së re në lagjen “Mati 1”.

Kjo shkollë do të pranojë mbi 700 nxënës, duke lehtësuar mbipopullimin në shkollat ‘Ismail Qemajli’ dhe ‘Pavarësia’ dhe duke ofruar një mjedis mësimor më modern.

Projekti i shkollës në “Mati 1” realizohet në partneritet publik-privat, me mbështetje të IFC-së, duke u përqendruar në krijimin e një mjedisi të avancuar edukativ për gjeneratat e ardhshme. Urime!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat