Rama njofton se në Dardani do të organizohet Kinemaja e Hapur “Film N’Park”

Prishtina

Rama njofton se në Dardani do të organizohet Kinemaja e Hapur “Film N’Park”

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 11:30
Pamje nga Dardania

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se afër Postës Kryesore në Dardani, do të fillojnë Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, për fëmijët mbi moshën 10 vjec.

Kjo do të zgjasë nga 26 gushti deri me 1 shtator.

Aty do të shfaqen filma nga Kosova e ndërkombëtarë.

“Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Kryeqytet, ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat