Probleme me gypa të ujit në Prishtinë

Prishtina

Probleme me gypa të ujit në Prishtinë

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 08:22
Gypa pa kapakë.

Gjatë ditës së hënë u raportua se në lagjen “Qëndresa”, rrugën “Dëshmorët e Loxhës”-Veternik, gjendja me gypat e ujit nuk është e mirë.

Në fotografitë e postuara shihen gypa pa kapakë.

Sipas raportimit aty ka fillua tajimi i ujit të pijshëm, pra ka humbje të konsiderueshme të ujit.

Në raportim thuhet se KRU-Prishtina, nga banorët është njoftuar tash e një vit por nuk është marrë ndonjë masë për rregullim.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat