Gjatë ditës së hënë u raportua se në lagjen “Qëndresa”, rrugën “Dëshmorët e Loxhës”-Veternik, gjendja me gypat e ujit nuk është e mirë.
Në fotografitë e postuara shihen gypa pa kapakë.
Sipas raportimit aty ka fillua tajimi i ujit të pijshëm, pra ka humbje të konsiderueshme të ujit.
Në raportim thuhet se KRU-Prishtina, nga banorët është njoftuar tash e një vit por nuk është marrë ndonjë masë për rregullim.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.