Ndërpriten punimet ndërtimore në Veternik pas shembjes së rrugës

Prishtina

Ndërpriten punimet ndërtimore në Veternik pas shembjes së rrugës

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 12:01
Ilustrim

Me vendim të Inspektoratit të Prishtinës janë ndërprerë punimet ndërtimore në rrugën Afërdita Ukshini, lagjja Veternik, pas shembjes së rrugës ku për pasojë shumë banorë kanë mbetur të bllokuar.

Në një njoftim në Facebook bëhet e ditur se është marrë vendim mbi ndërprerjen e te gjitha punëve ndërtimore (përveç punëve që ndërlidhen me sanimin e gjendjes së krijuar) përmes të cilit edhe është urdhëruar investitori që të aplikojë në Drejtorinë e Urbanizmit për plotësim/ndryshim të projektit të sigurimit të gropës ndërtimore.

Po ashtu është lëshuar urdhëresë për sanimin e menjëhershëm gjendjes së krijuar pas rrëshqitjes së dheut.

“Pas këtyre veprimeve, Inspektorati ka konstatuar se investitori ka ndërmarrë disa veprime për sanimin e gjendjes por që aty ka pasur sërish rrëshqitje të dheut. Kështu, në këtë fazë jemi në pritje aprovimit të plotësim/ndryshimit të projektit kryesor nga Drejtoria kompetente dhe poashtu rasti është duke u shqyrtuar edhe më tutje në Inspektorat për të parë nëse duhet të ndërmirrën edhe masa të tjera nga investitori konfrom rrethanave të reja të krijuara aty dhe me qëllim të sanimit sa më të shpejtë të gjendjes”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat