Panik në Prishtina Park, disa persona mbesin të bllokuar në njërën nga lojërat – intervenojnë zjarrëfikësit

Prishtina

Panik në Prishtina Park, disa persona mbesin të bllokuar në njërën nga lojërat – intervenojnë zjarrëfikësit

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 00:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrotulluesen që gjendet në Prishtina Park, vend ky që është hapur së fundmi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në foto shihet që qytetari që mbeti në rrotulluese incizion momentin. Kjo ka shkaktuar panik tek personat që kanë mbetur të ngujuar në rrotulluese.

Poshtë shihen edhe Policia e Kosovës dhe zjarrëfikësit, ndërsa thuhet se rrotulluesja është bllokuar rreth orës 20:00.

Deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat