Bllokimi i ‘Rrota Ferris’ në Prishtina Park, vjen sqarimi nga kompania

Prishtina

Bllokimi i ‘Rrota Ferris’ në Prishtina Park, vjen sqarimi nga kompania

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 10:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrotulluesen që gjendet në Prishtina Park, vend ky që është hapur së fundmi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Qytetari mbeti në rrotulluese. Kjo ka shkaktuar panik tek personat që kanë mbetur të ngujuar në rrotulluese.

Kompania përgjegjëse për operimin dhe sigurinë e vizitorëve në këtë park kanë thënë se qytetarët tashmë janë duke zbritur.

“Për hir të transparencës, deshëm të ju informojmë se qytetarët tashmë janë duke u zbritur nga atraksioni në fjalë, me anë të intervenimit të teknikëve dhe disa nga organet e rendit”- ka thënë Taulant Ferizi nga kompania Adrenalina IB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat