Rama merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “Ulpiana fest” në kryeqytet

Prishtina

Rama merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “Ulpiana fest” në kryeqytet

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 11:36
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “ULPIANA FEST” në kryeqytet.

Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë festival përmes një programi të pasur me shfaqje, veshje tradicionale si dhe ushqime autentike e lojëra të lashta e rikthen në antikitet.

Tutje, ai ka thënë se ky festival jep mundësinë për të jetuar dhe kujtuar trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Me shumë kënaqësi mora pjesë në hapjen e edicionit të dytë të festivalit “ULPIANA FEST”, një ngjarje e veçantë që na rikthen në antikitet përmes një programi të pasur me shfaqje, veshje tradicionale, ushqime autentike dhe lojëra të lashta. Ky festival jep mundësinë për të përjetuar dhe kujtuar trashëgiminë tonë kulturore në një atmosferë të mrekullueshme”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat