Abdixhiku lavdërohet me suksesin në Prishtinë: Për 6 muaj gjithë kjo punë, krahasoni me dështimet në nivel qëndror

Prishtina

Abdixhiku lavdërohet me suksesin në Prishtinë: Për 6 muaj gjithë kjo punë, krahasoni me dështimet në nivel qëndror

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 21:38
Lumir Abdixhiku dhe Jehona Lushaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur krenar për punën e Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, për mësimin gjithëditor në disa shkolla të kryeqytetit.

Ai thekson se gjatë qëndrimit në shkollë, fëmijët do të kenë edhe shujta të ngrohta, “nuk bëhet fjalë për kifle me jogurt, por për ushqime të përgatitura me nutricistë për secilën ditë”, thekson Abdixhiku.

“Shihni riorganizimin e plotë të shkollave e orareve, në mënyrë që nxënësit tanë të qëndrojnë si bashkëmoshatarët e tyre evropian, gjithë ditën në shkollë. JO MË KATËR ORË! T’i bëjnë detyrat aty, të kenë aktivitete aty, të jenë të përkujdesur aty – në shkollë!”, shkruan ai, krahas videos që e ka publikuar në Facebook.

“Të gjitha këto janë bërë për vetëm 6 muaj kohë. Jehona Lushaku Sadriu, një grua e jashtëzakonshme e me plot përkushtim, ka kaluar muaj pa vikende të lira për të arritur në këtë pikë. Këtë vit nis me 5 shkolla, tjetrin me 13 të tjera; e deri në përfundim”, shton ai.

“Tani krahasojeni këtë punë, për vetëm 6 muaj kohë, me dështimet spektakulare në nivel qendror, ku popullizmi me gjithë atë buxhet e mundësi shtetare, ofron radhë të gjata pritjeje, maltretime e përfundimisht vonesa në sigurimin e librave – PA ASNJË NEVOJË”, thekson kryetari i LDK-së, Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat