Trafiku në Prishtinë, Zogaj tregon se çfarë po planifikon Komuna

Prishtina

Trafiku në Prishtinë, Zogaj tregon se çfarë po planifikon Komuna

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 08:18
Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë se janë ndërmarrë një sërë masash për lehtësimin e trafikut në Kryeqytet.

Ai ka thënë se beson se projekti i biçikletave, autobusët e rinj dhe unaza e brendshme që lidh rrethin e madh të Fushë Kosovës, do të kenë ndikim pozitiv në zgjidhjen e problemit të komunikacionit në Prishtinë.

Po ashtu, Zogaj është shprehur i bindur se edhe parkingjet e planifikuara në periferi të Prishtinës, do ta lirojnë trafikun në qendër.

“Sa i përket trafikut të rënduar ne kemi ndërmarrë disa masa, e para është edhe ky projekti i biçikletave, ne besojmë që 100 biçikleta të reja kanë me liruar komunikacionin, dhe po i presim autobusët e rijnë që ndihmojnë shumë në mobiliet. Sa më shumë autobusë, aq më pak vetura në qytet. E treta është parkingjet në periferi të Prishtinës të cilat e lirojnë trafikun në qendër të Prishtinës sepse nuk ka nevojë krejt me hy veturat në qendër”.

Zogaj ka thënë se sipas statistikave të Komunës, 150 mijë vetura hynë çdo ditë në qendër të Prishtinës, prandaj ideja është që disa nga to të ndalen në periferi.

Ai ka shtuar se nëse projekti i biçikletave rezulton i suksesshëm, Komuna do të vazhdojë me fazën e dytë të blerjes.

“150 mijë vetura hynë çdo ditë në qendër të Prishtinës, ideja është që t’i ndalin disa prej veturave në periferi të qytetit. Pastaj edhe rruga A e disa korsi të reja që jemi duke i ndërtuar kanë me ndihmuar trafikun e rënduar. Është unaza e brendshme, lidhja e rrethit të madh të Fushë-Kosovës me pjesën e Arbërisë e liron trafikun në qendër. Projektin e biçikletave do ta testojmë ta shohim se si po sillen qytetarët me këtë projekt do ta shohim se sa do të shfrytëzohet dhe nëse shohim se ka një interesim të lartë me i shfrytëzuar atëherë vazhdojmë me fazën e dytë të blerjeve e biçikletave të reja, por fillimisht do ta testojmë me këto 100 të parat”.

Tutje, ai ka bërë të ditur se kontrata me kredi për blerjen e autobusëve të rinj është nënshkruar dhe se së shpejti do të dalë edhe tenderi.

Nënkryetari i Prishtinës pret që në pranverën e vitit të ardhshëm “ta kemi flotën e re të autobusëve”.

“Kontrata është nënshkruar me kredi po ashtu tani pritet me dalë tenderi për blerjen e autobusëve dhe pavarësisht vonesave, ne kemi pasur vonesa në këtë projekt presim që në pranverë të vitit të ardhshëm ta kemi flotën e re të autobusëve. Sheshi do të rregullohet prej hotelit Grand deri tek Katedralja fillimisht dhe pjesën rreth hotelit deri tek Banka Qendrore dhe sheshi merr formën e një shkronjë L. Përfshinë një hapësirë shumë të madhe në atë zonë dhe do ta transformojë edhe pamjen e Prishtinës por do t’i jep qasje qytetarit në një bulevard të ri modern sikurse krejt kryeqytet e botës”, ka thënë Zogaj për EO.

Zogaj ka folur edhe për problemin e mbeturinave në Kryeyqtet, i cili sipas tij tashmë është zgjidhur.

“Sa i përket mbeturinave ne e kemi gjetur një zgjidhje dhe po besoj që qytetarët vetëm janë duke e parë përmirësimin në këtë drejtim ne e kemi nënshkruar një kontratë me sektorin privat, tashmë nuk e kemi vetëm sektorit publik që bënë mbledhjen e mbeturinave por e kemi edhe një kompani private që bënë këtë shërbim dhe gjendjen e kemi shumë më të mirë, po ashtu i kemi blerë një mijë e 500 kontejnerë të rijnë për gjithë kryeqytetin. Po shihen rezultatet e para menjëherë në terren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat