Antropologia amerikane ankohet për mbeturinat në Prishtinë, Rama reagon në shpejtësi!

Prishtina

Antropologia amerikane ankohet për mbeturinat në Prishtinë, Rama reagon në shpejtësi!

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 10:15
Antropologia amerikane

Antropologia amerikane, Janet Reineck, i ka dërguar një ankesë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës në lidhje me plehërat në lagjën e saj.

Reineck, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se i ka kërkuar të pastrohet një pjesë e lagjes së saj, dhe Rama ka reaguar menjëherë duke e pastruar që ditën e nesërme vendin.

“Shqiptarët kanë ende një ide të vazhdueshme për t’u kujdesur shumë për hapësirën personale të familjes së tyre, por jo për hapësirën kolektive.

Shpresoj që lagjja ime të organizohet për t’i hedhur plehrat aty ku i takon!”, ka thënë ajo tutje në postim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat