Paralajmërimi për vërshime, Fushtica thotë se ekipet emergjente janë në gatishmëri

Prishtina

Paralajmërimi për vërshime, Fushtica thotë se ekipet emergjente janë në gatishmëri

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 19:26
Lulzim Fushtica

Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se në ditët në vijim mund të ketë erëra të forta dhe vërshime nga reshjet e shiut.

Të paktën kështu po thotë drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet Lulzim Fushtica.

Ai ka thënë është funksionalizuar shtabi emergjent dhe se të gjitha ekipet janë në gatishmëri 24- orë për çdo nevojë që kanë qytetarët.

“Kemi funksionalizuar shtabin emergjent, janë në gjendje gatishmërie. Stafi emergjent në gatishmëri, janë mbolizu të gjitha ekipet. Jemi të gatshëm të intervenojmë në çdo kohë 24 orë për çdo thirrje që nevojë që kanë qytetarët”, u shpreh Fushtica.

Ai ka bërë të ditur se gjatë verës kanë intervenuar edhe në çatitë e disa objekteve që kanë paraqitur rrezik, por shtojë se për objektet e banimit janë përgjegjës vet banorët për mirëmbajtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat