Lushaku-Sadriu: Nagavci e ka filluar dhe dështuar mësimin tërëditor në shkollat e Prishtinës

Prishtina

Lushaku-Sadriu: Nagavci e ka filluar dhe dështuar mësimin tërëditor në shkollat e Prishtinës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 23:05
Jehona Lushaku-Sadriu

Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin tërëditor në Prishtinë.

Ajo është shprehur se ministrja aktuale e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka filluar dhe sipas saj, e ka dështuar mësimin tërëditor.

Lushaku-Sadriu u shpreh se forma që është duke u realizuar tani është për herë të parë në Prishtinë.

“Ministrja Nagavci e ka filluar dhe ka dështuar mësimin tërëditor në shkollat e Prishtinës. Përderisa nuk ka qenë i realizueshëm deri tani, normalisht që ka dështuar”.

“Forma që është duke u realizuar tani është për herë të parë në Prishtinë, ndarja në cikle e shkollave është për herë të parë, pilotimi nuk është pilotim, pikërisht nga dështimet që kanë pasur shkollat e Prishtinës në pilotimin e atëhershëm, unë kam marrë mësimet”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat