Hapet qendra për trajtim dhe strehim të qenve endacakë në kryeqytet, Rama kërkon angazhim edhe nga niveli qendror

Prishtina

Hapet qendra për trajtim dhe strehim të qenve endacakë në kryeqytet, Rama kërkon angazhim edhe nga niveli qendror

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 18:45
Përparim Rama

Në Hajvali të Prishtinës sot është përuruar hapja e qendrës për trajtim dhe strehim të qenve endacakë. I pari i Prishtinës deklaroi se tashmë ekipet kanë nisur kapjen e qenve derisa kërkoi edhe angazhim nga niveli qendror.

Tanimë problemi me qentë endacakë, po pretendohet të zgjidhet.

Në mëngjesin e së mërkurës në Hajvali të Prishtinës u përurua Qendra për Trajtimin e qenve endacakë.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se tashmë ekipet kanë nisur kapjen e qenve në zonën qendër dhe aty ku ka tufa që mblidhen.

“Kjo qendër i trajton rreth 35 deri në 40 qenë në ditë, mirëpo tash si pjesë e zgjerimit të strehimores ka me pas një kapacitet prej 350 qenë. Por ideja është që mos mi mbajtë këtu gjatë por me i dërgu për adaptim nëpër shtëpi dhe mos të kemi më qenë nëpër rrugë dhe të krijojmë një siguri shtesë për qytetarët tanë”, u shpreh Rama

Rama më tej i bëri thirrje nivelit qendror po ashtu të investoj dhe punoj për zbutje të këtij problemi.

“Që dy tre vite ne kërkojmë nga niveli qendror që të merret me këtë çështje, kemi kërkuar edhe në aspektin e ligjit që na mundëson të zgjidhim këtë problem më mirë dhe më shpejtë. Qeveria ka thënë që do ti ndajë 9-10 milionë mirëpo ë tri vite që jam unë, qeveria nuk ka dhënë asnjë cent për këtë çështje”, tha ai.

Drejtori i shërbimeve publike në Komunë, Bekim Brestovci tha se më nuk do ketë lëshim të qenve pas trajtimit.

Më nuk do të ketë lëshim të qenve në rrugë dmth në vendin e kapjes. E rëndësishme është që nga tani ne e kemi këtë projekt në dy faza, qendra e veterinarisë që merret me trajtimin  qeneve për të gjitha sëmundjet ndërsa të gjithë qentë do të jenë pastaj në strehimoren tonë që për fillim do e ketë një kapacitet prej 350 qenve por synimi ynë është që çdo qen ta ketë një shtepi”, tha ai.

Ndërtimi i kësaj strehimore ka kapur koston prej 1.7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat