Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtnës, ka dalë me një sqarim për gjendjen me të cilën po përballet kryeqyteti për sa i përket mbeturimeve.
Ai ka thënë se të premten, shefi i asamblistëve të PDK-së, Leotrim Retkoceri, ka dalë me propozim për shfuqizimin e paragrafit 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, sipas të cilit Brestovci thotë se i jep mundësinë komunës që që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar – komuna mund ta kontraktojë ndonjë operator privat për të ndihmuar ndërmarrjen Pastrimi. Ky paragraf është shfuqizuar
Ai ka alarmuar se nëse propozimi merr ligjshmëri nga Ministria e Admistrimit të Pushtetit Lokal atëherë Prishtnë sipas tij kthehet në “qytetin më të papastër në rajon”.
Më poshtë postimi i plotë i Brestovcit:
Ja se si dukej Prishtina, në kohën kurë Drejtorinë e shërbimeve publike e udhëheqëte, PDK.
Qytetarë të nderuar të Kryeqytetit.
Dje me datën:
13. Shtator 2024,me propozimin e Leotrim Retkoceri, shef i grupit të asambleistëve nga radhët e PDK, u shfuqizua Paragrafi 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, paragraf ky i cili Komunës së Prishtinës i jepte mundësinë, që në rastet kurë ndermarrja Pastrimi nuk është në mundësi ta kryej shërbimin e kontraktuar, ta kontrakton ndonjë operator privat për ta ndihmuar ndermarrjen Pastrimi në kryerjen e sherbimit ndaj qytetarëve të Kryeqytetit.
Qytetarët e kryeqytetit e kan në mendje se në çfar gjendje të mjerueshme ishte kryeqyteti, deri në momentin kur për kryerjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave u angazhua një operator privat, per grumbullimin e mbeturinave nga amvisëria e së fundmi edhe nje operator per grumbullimin e mbeturinave vëllimore dhe një për grumbullimin e atyre ndërtimore.
Tani, kurë Kryeqyteti po bëhej për cdo ditë e më i pastër e kurë Drejtoria e sherbimeve publike po e avansonte tutje strategjinë për një Prishtinë pa mbeturina dhe shumë të pastërt, Leotrim Retkoceri nga PDK, sjelle në kuvendin komunal propozimin per heqjen e nje paragrafi i cili nëse merr ligjshmërine nga Ministria e pushtetit lokal, pamundëson cdo permirësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave dhe e kthen Prishtinën prap në kryeqytetin më të papastert në rajon.
Pse Leotrimin dhe PDK e penguan te arriturat e muajve të fundit dhe Prishtina e pastërt, këtë pyetje po e bëjë unë dhe duhet ta bëjë cdo qytetar i Kryeqytetit?
Sot Prishtinën e kemi shumë më të pastërt se sa qe e kishim deri në Shkurt të këti viti kurë PDK e Leotrimit udhehiqte me Drejtorine e sherbimeve publike.
Vërtetë sot Prishtina eshte me e paster, por mund të mos jetë më kështu, e Prishtina e papastërt e me me gjendje të mjerushme do e ketë emërin:
Leotrim Retkoceri dhe PDK.
Ne, jemi të përkushtuar ti dalim zot cdo sfide dhe edhe këtë situatë do e perballojme, por misteri qellimkeq i shfuqizimit të paragrafit 3 te Nenit 16, të Rregullores per menaxhimin e mbeturinave do mbetet gjat në kujtesen e qytetarëve të Kryeqytetit si një akti i turpshëm i propozuesit, Leotrim Retkoceri.