Një pjesë e “Muharrem Fejzës” përballet me mungesë të energjisë elektrike

Prishtina

Një pjesë e “Muharrem Fejzës” përballet me mungesë të energjisë elektrike

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” është përballur gjatë gjithë me mungesë të energjisë elektrike.

Madje kjo nuk ka ndodh vetëm sot, por edhe gjatë ditëve të kaluara.

Banorët janë ankuar se rryma është ndalur vazhdimisht gjatë ditës për disa orë, ndërsa nuk kanë marrë njoftim për aryset e ndaljes së saj.

Madje ata janë të shqetësuar se ky avaz do të vazhdojë edhe më tej, tash kur koha është ftohur dhe predispozitat për mungesë të energjisë elektrike janë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat