Mbyllet “Oxford Street” në Londër për automjete, Rama: Edhe Prishtina duhet dhe të transformohet

Prishtina

Mbyllet “Oxford Street” në Londër për automjete, Rama: Edhe Prishtina duhet dhe të transformohet

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 11:10
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se rruga ikonike e Londrës e njohur si “Oxford Street”, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë, ndërkaq në ndërlidhje me këtë tha se Prishtina duhet dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore dhe lider në rajon për këtë transformim.

Rama në një postim në Facebook shkruan se duhet më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve.

“Më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve.

Prishtina duhet, dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore dhe lider në rajon për këtë transformim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat