​Rihapet shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë pas renovimit

Prishtina

​Rihapet shkolla “Ahmet Gashi” në Prishtinë pas renovimit

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 12:02
Hovenier tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.

Pas renovimit të mundësuar nga Ambasada Amerikane sot është hapur shkolla e mesme e lartë e “Ahmet Gashi”.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që përpjekjet e tyre po ndikojnë në edukimin e të ardhmes së Kosovës.

Ai tha se me ketë renovim mundësohet mësim cilësor e shkollë e pastër dhe e sigurt.

“Prioriteti i Ambasadës amerikane është mbështetja e zhvillimit të kosovarëve të rinj. Suksesi i nxënësve është i rëndësishëm për te ardhmen e Kosovës. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të amerikane edhe popullit të Kosovës”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci tha se renovimi i ambienteve të kësaj shkolle siguron bazë të fortë për shoqërinë.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky bashkëpunim është dëshmi e fuqisë dhe partneritet me SHBA.

Rama theksoi se ky investim iu mundëson nxënësve kushte më të mira për mësim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat