Nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, në Prishtinë, nga sot do të mund të vijojnë mësimin në kushte më të mira, fal një renovimi të mundësuar nga një donacion i Ambasadës Amerikane në Kosovës, në vlerë prej 600 mijë dollarëve.
E gjatë përurimit të këtij renovimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se në fokus kanë infrastrukturën shkollore me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit në shkolla.
Nagavci theksoi se arsimimi krijon bazë të fortë për individët që i duhen shoqërisë.
Nagavci:Infrastruktura shkollore në fokus të qeverisë
“Ky gjimnaz i cili me dekada përgatit të rinjtë dhe të rejat në drejtimet shoqërore duke u dhënë një bazë të fortë me të cilën formohen për tu bërë individ të shëndosh që i duhen shoqërisë tonë. Përmirësimi i arsimit në të gjitha nivelet është objektivi parësor në strategjinë tonë të arsimit ashtu si edhe në planin e punës edhe të qeverisë ku përfshihen të gjitha nivelet e arsimit pa asnjë dallim...-2\39Qeveria e Kosovës e ka në fokus të veçantë infrastrukturën shkollore si një pjesë me rëndësi për krijimin e kushteve drejtë përmirësimit të cilësisë të arsimit në shkollat tona”, tha ajo.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier u shpreh se ndër prioritetet e kësaj ambasade është edhe mbështetja për zhvillimin e të rinjve kosovar.
Teksa tha se ky donacion në vlerë prej 600 mijë dollarëve, ambasadori amerikan u shpreh se ky renovim do të mundësojë ambient më të sigurt dhe të pastër për nxënësit.
Hovenier: Po kontribuojmë në edukimin e të ardhmes së Kosovës
“Jam shumë krenar që përpjekjet tona dhe ndërmarrjet tona po kontribuojnë në edukimin e brezit të ardhshëm të Kosovës. ..Shkolla ‘Ahmet Gashi’ ka pasur nevojë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore për të siguruar që do të ofroj nxënësve mjedisin më të mirë të mundshëm për mësimnxënies për nxënësit. Tani që këto renovime kanë përfunduar shkolla do t’iu ofroj nxënësve hapësirë shumë më të sigurt, më të pastër që ata të rriten e pjekën dhe të ndjekin synimet akademike....Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle simbolizon partneritetin e qëndrueshëm në mes të SHBA dhe popullit të Kosovës. E kemi mundësinë për një partneritet të bazuar në vlera të përbashkëta i cili do të vazhdoj që të rritet përderisa punojmë së bashku për një të ardhme të begatshme”, theksoi ai.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ky renovim siguron për nxënësit në kushte dhe mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.
Rama: Ky renovim krijon kushte për mësim
“Është dëshmi e fuqisë së partneritet dhe të besimit të përbashkët në rolin transformues të arsimit i cili është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen jo vetëm të qytetit tonë por edhe të vendit tonë...Fëmijët tanë janë drejtuesit e së nesërmes kështu që detyra jonë është t’ua ofrojnë mjedisin e përshtatshëm për të mësuar dhe për tu zhvilluar. Prandaj, kontributi për renovimin e plotë të shkollës dhe dhurimi i këtyre pajisjeve këtu të reja mësimore sigurojnë që nxënësit tanë të kenë kushtet e duhura për të përparuar në botën moderne”,u shpreh Rama.
Ndërsa, drejtori i shkollës së mesme të lartë “Ahmet Gashi”, Haxhi Meta deklaroi se qëllimi i këtij renovimi të ambienteve të kësaj shkolle ishte përmirësimi i kushteve shkollore.
Meta: Qëllimi i renovimit ishte përmirësimi i kushteve në shkollën tonë
“Për qëllim ka pas përmirësimin e kushteve në shkollën tonë. ShBA jo vetëm në këtë rast por edhe në luftën e fundit në Kosovë na kanë dal në ndihmë popullit tonë, prandaj jemi mirënjohës gjithë jetën për ndihmën e vazhdueshme që po marrim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi drejtoi i kësaj shkolle.