Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

Prishtina

Rama: Një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim për projektet në kryeqytet

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 11:17
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar programin e Konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”.

Në një konferencë për media, Rama potencoi se një numër i madh i investitorëve kanë shprehur interesim serioz për projektet.

Projekti i tregut të ri tek pjesa e rrethit të Flamurit, projekti i Tulltores, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve, parku i ri që e lidhë Dardaninë me Kalabrinë dhe renovimi i Pallatit të Rinisë janë disa nga investimet që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi të enjten.

Në kuadër të investimeve Rama përmendi ndërtimin e Parkut të Shëndetit dhe Mirëqenies.

I pari i kryeqytetit theksoi se të gjitha këto investime do të bëhen pa shpenzuar asnjë cent nga buxheti i komunës.

Rama shtoi se të gjitha këto projekte janë të avancuara në aspketin arkitektonik dhe ndërlidhën me vizionin për transformimin e kryeqytetit.

Në konferencë, Rama u pyet lidhur me dështimin për miratimin e buxhetit të komunës për vitin 2025, për çka tha se opozita po bën gjithçka për ta bllokuar procesin për arsye siç tha ai ‘puro politike’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat