Qentë më të fortë se komuna e Ramës, i sulmojnë qytetarët

Prishtina

Qentë më të fortë se komuna e Ramës, i sulmojnë qytetarët

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Plani për adoptimin e qenve endacakë, të cilin komuna e futi në zbatim gushtin e 2023-ës, nuk po del të ketë qenë zgjidhja më e mirë për këtë problem. Këtë po e pranojnë edhe vetë komunarët, kur thonë se nuk kanë punuar edhe aq në këtë projekt dhe se numri i qenve të adoptuar që nga fillimi i këtij projekti është 130.

Zgjidhja më e mirë për qentë endacakë tash po konsiderohet të jetë bërja e qendrës për trajtimin e tyre, e cila, sipas të parit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka për synim largimin nga rrugët e Prishtinës të 1 mijë e 500 kafshëve që lehin, ani se kapacitetet aktuale janë për vetëm 350.

Në Fondacionin për të drejtat e kafshëve kanë dyshime për projektin e qendrës për trajtim. Siç bëjnë të ditur nga ky fondacion, në numërimin e fundit në mars të 2024-ës, numri i qenve në rrugët e kryeqytetit rreth katër mijë.

Sipas statistikave nga SHSKUK, në Klinikën Emergjente, nga një janari i këtij viti deri tash janë regjistruar 112 raste të pacientëve, që kanë pësuar dëmtime e lëndime të ndryshme trupore, si pasojë e sulmeve dhe kafshimeve nga qentë. Këtu janë përfshirë edhe disa raste më të rënda, kur është rrezikuar jeta e disa njerëzve, të cilët janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive. Ndërsa në Qendrat e Mjekësisë Familjare, në kryeqytet po nga një janari e deri tashti, janë evidentuar 190 raste, të sulmeve nga qentë endacakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat